Flash

Probleme me drogën e alkoolin, rrëfimi tronditës i Ullrich: "Isha pranë vdekjes si Pantani"

Lapsi.al 27 September 2021
Probleme me drogën e alkoolin, rrëfimi tronditës i Ullrich:

Jan Ullrich ka rrëfyer se e kishte gjetur veten në një situatë dramatike: "Isha afër vdekjes, si Pantani - tha ish-çiklisti gjerman në mikrofonat e podcast-it të Lance Armstrong -. Tre vjet më parë kisha probleme të mëdha, po përfundoja si Marko, pastaj e mora veten. Tani stërvitem çdo ditë dhe e kam lënë alkoolin dhe drogën. Nuk jam vetëm dhe kjo është e rëndësishme. Kisha nevojë për ndihmë dhe tani e kam ".

Ullrich, fituesi i Tour de France në 1997, pranoi se vetë Armstrong i ka qendruar pranë në ato momente të vështira: "Ti erdhe të më shihje dhe kjo më bëri shumë të lumtur. Kisha harruar atë që më bënte të ndihesha mirë: të ngisja biçikletën, duke qenë me miqtë, dashurinë, fëmijët e mi, familjen time. I kisha harruar të gjitha këto gjëra".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI