Flash

Edhe Chelsea në telashe për sfidën me Juventus: "Kante është me Covid"

Lapsi.al 28 September 2021
Edhe Chelsea në telashe për sfidën me Juventus: "Kante

"Ngolo Kanté është pozitiv për Covid dhe është në karantinë. Ai nuk është stërvitur. Nuk do të jenë Pulisic, James dhe Mount. Reece është akoma me dhimbje dhe ai nuk do të jetë në ndeshjen kundër Juventus." Kështu e ka nisur komentin e tij Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, në prag të ndeshjes kundër bardhezinjve, që sheh edhe londinezët në vështirësi, për shkak të mungesave të rënda në një përballje tepër delikate.

"Është e drejtë e lojtarëve të zgjedhin nëse do të vaksinohen apo jo - shtoi tekniku gjerman - Varet nga individët, ata duhet të zgjedhin. Vaksina duket të jetë një mbrojtje korrekte dhe e drejtë. Unë jam i vaksinuar, por nuk jam në gjendje të bëj rekomandime. Unë jam trajner, nuk jam ekspert mjekësor. I besoj atyre: këtu jemi të gjithë të rritur dhe ne jetojmë në një shoqëri të lirë. Njerëzit mund të bëjnë zgjedhje për të cilat janë vetë përgjegjës: ne nuk na pëlqen të humbasim lojtarë, por unë nuk jam i zemëruar me N'golo", përfundoi tekniku i Chelsea.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI