Flash

Kundërsulmi i Uefa-s: kërkon të përjashtojë gjyqtarin e Gjykatës së Madridit

Lapsi.al 28 September 2021
Kundërsulmi i Uefa-s: kërkon të përjashtojë gjyqtarin e

Disa orë pas anulimit të procedurave disiplinore kundër tre të mëdhenjve ende të bashkangjitur në projektin Super League (Barcelona, Juventus dhe Real Madrid), UEFA paraqiti një mocion përjashtimi të gjyqtarit të Gjykatës së Madridit, i cili vendosi se organizmi më i lartë i futbollit kontinental duhet të tërhiqte sanksionet kundër klubeve të famshme rebele. Nga Nioni bëhet e ditur, në një deklaratë për shtyp, se UEFA kishte vepruar gjithmonë me mirëbesim dhe, në fakt, nuk e njihte juridiksionin e Gjykatës së kryeqytetit spanjoll dhe se do ti drejtohet Gjykatën provinciale.

Në deklaratë, pastaj, flitet hapur për parregullsi të konsiderueshme në vendimin e dhënë nga Madridi dhe specifikohet, sikur të ishte e nevojshme, që çdo klub që përsëri vendos të organizojë ngjarje jashtë përkujdesjes së UEFA-s do të ndëshkohet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI