Flash

Barcelona në krizë totale, limiti i pagave zbret 250 milionë në vetëm një vit: zbulohet përse Real do blinte Mbappe

Lapsi.al 29 September 2021
Barcelona në krizë totale, limiti i pagave zbret 250 milionë

Tani që janë publikuar shifrat e salary cup në La Liga, është e qartë për të gjithë përse Messi u largua nga Barcelona. Katalanasit kanë në dispozicion, për pagat në total, vetëm 97 milionë kundrejt 382 të sezonit të kaluar, 671 të atij 2019-20 ose të 632 të një viti më parë. Rënia e konsiderueshme e shifrës rrjedh nga humbja prej 481 milionë që drejtuesit aktualë ia atribuojnë drejtuesve të mëparshëm. Bëhet e qartë, gjithashtu, edhe pse Real Madridi synoi Mbappé deri në ditën e fundit të merkatos së transferimeve.

Klubi i Florentino Perez, gjashtë muaj më parë kishte 437 milionë në dispozicion për pagat, sot ka 739 milionë. Ndër klubet e tjera, që kanë pasur rritje, janë Sevilla, nga 183 në 200 dhe Villarreal, nga 140 në 159. Nga ana tjetër, Atletico Madrid, nuk i ka punët mirë, duke kaluar nga 217 në 171 dhe duke i lënë vendin e dytë skuadrës së Lopeteguit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI