Flash

F1 spostohet gjithnjë e më shumë në Lindjen e Mesme: edhe Katari do të ketë GP e tij në cirkus

Lapsi.al 30 September 2021
F1 spostohet gjithnjë e më shumë në Lindjen e Mesme: edhe

Pas Botërorit të Motorëve, që është stacionuar prej disa vitesh, edhe Formula 1 do të zbarkojë në Katar. E do ta bëjë këtë menjëherë, duke pasur parasysh që pista Losail, pranë Dohas, do të presë GP e parë të cirkusit në 21 nëntor. Gara zëvendëson në kalendar GP e Australisë në Melburn, që duhet të ishte zhvilluar në të njëjtën datë dhe që u anulua për shkak të kufizimeve të qeverisë së Canberras të lidhura me pandeminë.

Kështu Katari bëhet raundi i 20-të i sezonit. Organizatorët kanë nënshkruar një kontratë me Liberty Media për të pritur një garë për dhjetë vjet, por duke filluar në 2023. Me shtimin e kësaj gare, finalja e sezonit do të zhvillohet e gjitha në Lindjen e Mesme: gara në Katar do të pasohet nga Çmimi i parë i madh i Arabisë Saudite më 5 dhjetor, dhe më pas përfundon me Çmimin e Madh të Abu Dhabit më 12 dhjetor.

"Përpjekja e madhe e të gjithë ekipeve, F1 dhe FIA na ka lejuar të krijojmë një kalendar prej 22 garash, diçka vërtet mbresëlënëse gjatë një viti sfidues dhe diçka për të cilën ne të gjithë mund të jemi krenarë," tha presidenti dhe CEO i F1, Stefano Domenicali. "Unë jam shumë krenar që kam qenë në gjendje të mbështes Formula 1, duke ndërhyrë dhe organizuar një garë në vendin tonë në një kohë kaq të shkurtër, duke siguruar një marrëveshje revolucionare afatgjatë", shtoi Abdulrahman Al-Mannai, president i Federatës së Motorëve dhe Motoçikletave të Katarit. Sipas Jean Todt, presidentit të FIA-s, "ky angazhim afatgjatë ndaj F1, si dhe organizimi i Kupës së Botës FIFA 2022 dhe shumë ngjarje të tjera ndërkombëtare, është një shembull tjetër i pasionit të fortë të Katarit për sportin".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI