Flash

Kriza e karburantit në Angli: 7 orë në radhë tek shpërndarësi për Bentleyn e Ronaldos

Lapsi.al 30 September 2021
Kriza e karburantit në Angli: 7 orë në radhë tek

Cristiano Ronaldo duhet të bëjë llogaritë me krizën e karburantit që po përfshin Mbretërinë e Bashkuar, mes mungesave të benzinës dhe radhëve të gjata para shpërndarësve. Për të mbushur rezervuarin e Bentleyt luksoz të kampionit portugez, shkruan Daily Mail, një shofer i punësuar prej tij duhej të priste gati shtatë orë jashtë stacionit të shërbimit Ëilmsloë, jo shumë larg shtëpisë së CR7.

Në fakt, Flying Spur i portugezit, me vlerë rreth 250 mijë euro, me të cilën javët e fundit ai ishte fotografuar shpesh në hyrje të qendrës sportive të Manchester United, në Carrington, nuk kaloi pa u vënë re nga shoferët e tjerë në radhë.

Të njëjtin fat pati edhe një makinë tjetër nga koleksioni i pasur i Ronaldos, një Range Rover: në këtë rast edhe, pasi duhej të priste më shumë se gjashtë orë në radhë, një anëtar i sigurisë personale të Ronaldos u detyrua të hiqte dorë sepse ndërkohë shpërndarësi kishte mbetur i zbrazur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI