Flash

Shkrumboi qindra shtëpi tre vite më parë, shpërthen sërish vullkani Kilauea në Hawai

Lapsi.al 30 September 2021
Shkrumboi qindra shtëpi tre vite më parë, shpërthen

Vullkani Kilauea i Hawait ka shpërthyer ditën e sotme. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) mësohet se shpërthimi nuk përbëu asnjë rrezik të për banorët.

Ndërkohë pamje nga mediat tregonin ‘shatërvane’ lavë që mbulonin dyshemenë e kraterit dhe lëshonin retë e gazit vullkanik që ngriheshin në ajër.

Kilauea, e vendosur në Ishullin e Madh të Hawait, është një nga vullkanet më aktivë në botë. Kishte një shpërthim të madh në 2018 që shkatërroi më shumë se 700 shtëpi dhe zhvendosi mijëra banorë. Para atij shpërthimi, vullkani kishte shpërthyer ngadalë për dekada të tëra, por kryesisht jo në zona të banuara me popullsi të dendur.

E njëjta zonë e vullkanit që filloi të shpërthejë të mërkurën gjithashtu shpërtheu në dhjetor dhe zgjati deri në maj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI