Flash

Zjarr në spitalin COVID, 9 persona humbin jetën në Rumani

Lapsi.al 1 October 2021
Zjarr në spitalin COVID, 9 persona humbin jetën në Rumani

9 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në terapinë intensive të një spitali COVID në Rumani. Kjo është hera e tretë në më pak se një vit, që një strukturë spitalore përfshihet nga flakët ne këtë vend. Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët në qytetin lindor të Konstanta rreth orës 8 të mëngjesit dhe dhjetëra pacientë u evakuuan dhe transportuan në zona të afërta.

Më shumë se 12 mijë pacientë, përfshirë 315 fëmijë po trajtohen në spitalet rumune për COVID-19, rreth 1300 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në muajin shkurt, një zjarr vrau 4 pacientë me koronavirus në kryeqytetin Bukuresht, ndërsa në nëntor, 10 vetë humbën jetën në një tjetër incident të ngjashëm në Piatra Neamt.

Të këshilluara

Australia do të rihapë kufijtë në nëntor

Australia do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtarë nga nëntori, duke lejuar udhëtarët e vaksinuar në vend për herë të parë në 18 muaj. Aktualisht vetëm qytetarë...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI