Flash

Krim pasioni në Tiranë, shqiptari vret të dashurën franceze dhe më pas veten

Lapsi.al 2 October 2021
Krim pasioni në Tiranë, shqiptari vret të dashurën franceze

Pa kaluar ende tronditja e vrasjes së policit në Lezhë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar Klinton Pira me origjinë nga Dibra, ka goditur me thikë 31-vjecaren Jawsackie Jaboah me origjinë nga Gana, por me nënshtetësi franceze. Më pas i riu është hedhur nga kati i tetë i banesës duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa vajza e plagosur zbriti poshtë pallatit për të kërkuar ndihmë. Më pas ajo ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.

Dinamika e ngjarjes

Gjithcka ndodhi pranë shkollës "Pjetër Budi" në Tiranë, afër Gjykatës. Vajza e identifikuar si Jawsackie Jaboah është qëlluar me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati. Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. 31-vjeçarja është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.

Lidhja e tyre

Mësohet se dy të rinjtë ishin në një lidhje intime me njëri-tjetrin prej fillimit të këtij viti. Bashkëjetesa e tyre ishte sa mes Dibrës, Tiranës dhe Francës ku jetonte vajza. Në rrjetet sociale i riu shqiptar kishte postuar disa foto me vajzën, ku shfaqej i lumtur. Në jo pak raste ai shkruante edhe dedikime për të duke i shprehur dashurinë. Motivet e krimit të rëndë janë ende të paqarta. Sipas dëshmive të para të komshinjve, mes dy të rinjve kishte patur zënka edhe një natë më parë. Mendohet se motivet e krimit mund të lidhen me një vendim të mundshëm të vajzës për t'i dhënë fund lidhjes me shqiptarin. Pas bërjes publike të lajmit në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe nëna e djalit dhe familjarë të tjerë të tij. Në gjendje të shokuar ata kërkonin të hynin në banesë dhe të flisnin me policinë.

Më poshtë njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e rëndë

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI