Flash

Tragjedi për presidentin që zbuloi Dybalan: i biri 23 vjeçar gjendet pa jetë në një dhomë hoteli

Lapsi.al 2 October 2021
Tragjedi për presidentin që zbuloi Dybalan: i biri 23 vjeçar

Një fatkeqësi e tmerrshme ka rënë mbi Maurizio Zamparinin, ish-presidentin e Palermos, njeriun që zbuloi Dybalan në Serie A. Të enjten në mëngjes, djali i tij Armando u gjet pa jetë në një dhomë hoteli në Londër, ku jetonte pas diplomimit. Policia britanike po heton çështjen, por dinamika e vdekjes është ende e paqartë. Armando Zamparini ishte vetëm 23 vjeç dhe më i vogli nga 5 fëmijët e sipërmarrësit friulan. Zamparini dhe gruaja e tij Laura janë nisur menjëherë për në kryeqytetin britanik, por ngjarja për momentin nuk ka qartësi.

Ngushëllime të menjëhershme kanë ardhur nga Palermo, ish-klubi i tij i dashur. "Presidenti Dario Mirri dhe e gjithë familja e Palermos FC shtrëngohen në dhimbjen e tmerrshme për vdekjen e parakohshme të Armandos, djalit të ish-presidentit Maurizio Zamparini - shkruan Palermo në një shënim - Kujtimi i 'Armandinos' është dhe do të mbetet i gjallë te bashkëpunëtorët e Palermos, që e njohën dhe e panë atë të rritet gjatë periudhës së presidencës së Zamparinit në viale del Fante. Prindërve dhe anëtarëve të familjes së Armandos, ngushëllimet më të përzemërta".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI