Flash

Video/ Sherr e kartona për një 0-0 konfliktual: barazimi i tretë radhazi për Skënderbeun e Vllazninë

Lapsi.al 2 October 2021
Video/ Sherr e kartona për një 0-0 konfliktual: barazimi i tretë

Barazimi i tretë radhazi për Skënderbeun e Vllazninë, që ndajnë nga një pikë edhe në Korcë në ndeshjen mes tyre. Ka përfunduar 0-0 takimi në të cilin të dy formacionet kërkonin të riktheheshin te fitorja, porn ë vend të golave u prodhua një ndeshje e tensionuar që rrezikoi të degjeneronte në pushim, kur lojtarët po dilnin nga fusha për në dhomat e zhveshjes, me Adilin, Zguron e Memellin të përfshirë në një sherr, që u pasua me karton të verdhë për dy korcarët e të kuq për Adilin, që e kishte një të verdhë.

Një ndeshje e luftuar, ku të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin, duke luajtur shanset e tyre, edhe pse shpesh në mënyrë të gabuar. Në pjesën e parë, Vllaznia ishte më këmbëngulëse me Latifin dhe Jonuzin por nuk ishin të saktë përpara portës, ndërsa pjesa dytë nisi me 10 lojtarë për shkodranët, me arbitrin që ndëshkoi Zguron, Adilin e Memellin, sapo u kthyen në fushë për pjesën e dytë. Adili, pasi kërkoi shpjegime nga Jorgji, iu kthye përsëri Memellit dhe kërkoi përplasjen me të, duke e ftuar që të vazhdonin “dialogun” në dhomat e zhveshjeve me fyerje. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të stafeve evitoi një situatë edhe më të shëmtuar se kjo që u krijua në stadiumin “Skënderbeu”, që pritet të ketë pasoja sidomos për mbrojtësin e shkodranëve. Vllaznia më pas u mbrojt me kujdes për të dalë nga Korça me një pike, ndërsa Skënderbeu nuk është se bëri dot më shumë për të marrë fitoren e parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI