Flash

Sëmundja i merr jetën Bernard Tapie: ish-presidenti që e bëri Marseille kampione të Europës

Lapsi.al 3 October 2021
Sëmundja i merr jetën Bernard Tapie: ish-presidenti që e

Bernard Tapie, president i Olympique Marseille midis viteve 1980 dhe 1990, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare. Lajmin e hidhur për tifozët marsejezë, por edhe për gjithë futbollin francez e bëri të ditur familja Tapie. Sipërmarrësi dhe politikani kishte qenë i sëmurë me kancer që nga viti 2017. Nën menaxhimin e tij, Marseille, klub të cilin e bleu në vitin 1986, përjetoi një periudhë të artë, duke fituar katër kampionate radhazi nga 1989 në 1992, një Kupë të Francës në 1989 dhe Kupën e Kampioneve në vitin 1993, në finale të të cilës mposhti Milanin.

Në 1994 Tapie u përfshi në "Affaire Va-Om", një skandal korrupsioni që i kushtoi atij një skualifikim nga Federata Franceze e Futbollit dhe, në nivel penal, një dënim prej dy vitesh burg. Ai u kthye në Marsejë si drejtor sportiv në sezonin 2000-2001. Tapie, që ka qenë gjithashtu pronar i Adidas nga 1990 deri në 1993, ishte një personazh shumë aktiv në fushën politike: anëtar i Partisë Socialiste, ai ishte deputet nga 1993 në 1996 dhe ministër i qyteteve gjatë presidencës së Mitterrand (1992 -1993).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI