Flash

Video/ Handanovic nuk mori karton të kuq, trajneri i Sassuolos akuzon: "Përse nuk përdorën VAR-in?"

Lapsi.al 3 October 2021
Video/ Handanovic nuk mori karton të kuq, trajneri i Sassuolos akuzon:

"U përpoqëm të qetësoheshim mentalisht për pjesën e dytë, por në fund të pjesës së parë djemtë u tërbuan fare. Si ta shpjegoj vendimin e Pairettos? Mund të jetë gabuar, madje edhe disa vlerësime mund të jenë të gabuara". Me këto fjalë Alessio Dionisi, trajneri i Sassuolos, komentoi në Sky Sport, mungesën e përjashtimit me karton të kuq të portierit të Interit Handanovic pas një ndërhyrjeje ndaj Defrel.

"Duke rishikuar videot konfirmova opinionin që na u krijua në fushë - vazhdoi ai -. Na vjen shumë keq: nëse do të kishim filluar pjesën e dytë me njëmbëdhjetë kundër dhjetë do të kishim fituar. Pyes veten pse Var është aty dhe nënvlerësohet. Ka gabime e kuptoj, por jo gjithmonë duhen pranuar".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI