Flash

Video/ Liverpool e City barazim spektakolar në Anfield: dështon parakalimi ndaj Chelsea

Lapsi.al 3 October 2021
Video/ Liverpool e City barazim spektakolar në Anfield: dështon

Përfundon 2-2 supersfida e javës së 7 të Premier League mes Liverpool e Manchester City: Manè e Salah shkuan në gol për Klopp, ndërsa Foden e De Bruyne u përgjigjën për Guardiolan. Dy superfuqitë angleze ndanë nga një pikë, duke dështuar në misionin për të parakaluar Chelsea, që mbetet i pari në klasifikim, me një pikë mbi Reds e dy mbi Citzens.

Gola e spektakël në Anfield për ndeshjen e madhe, që në fund ndan nga një pikë për secilën, gjë që lejon Chelsean të mbajë vendin e parë i vetëm, me Liverpoolin në -1 dhe City në -2 pikë. Pas një periudhe të parë studimi në të cilën asnjëra skuadër nuk arriti të fitojë epërsinë, ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, duke dhënë një seri emocionesh. Në minutën e 59, Manè theu ekuilibrin duke kaluar Reds në avantazh, por dhjetë minuta më vonë Foden barazoi rezultatin.

Skuadra e Klopp nuk dorëzohet, Salah udhëhoqi të tijtë dhe në minutën e 76 i shndërroi në birrila mbrojtësit e City, duke shënuar një gol spektakolar që vlen dyfishimin. Guardiola nxit Citizens të shtyhen përpara dhe De Bruyne, me një devijim vendimtar nga Matip, iu deshën vetëm pesë minuta për të sistemuar rezultatin në 2-2. Ngrin publiku i Anfield, që tashmë e kishte shijuar fitoren dhe vendin e parë të renditjes, por përqafimi në fund mes dy trajnerëve, legjitimoi barazimin e drejtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI