Flash

Video/ Tirana e çon Laçin në zonën e rënies, Vukicevic bën ironi: "Nuk kam ardhur të fitoj titullin me katër ndeshje"

Lapsi.al 3 October 2021
Video/ Tirana e çon Laçin në zonën e rënies,

Tirana merr fitoren e dytë sezonale, në katër ndeshje, duke mposhtur 2-0 Lacin, në një ndeshje të vendosur nga dy autogola. Në fakt, kurbinasit i bënë keq vetes, në fillim me Roganovic e më pas me Ignashevic, që e kanë lënë teknikun e bardhezinjve Vukicevic pa fjalë e madje deri diku akuzues me të tijtë: “Lojtarët e mbrojtjes humbën disa topa që nuk kuptoheshin. Në pjesën e parë kam parë një luftë të dy ekipet që donin fitoren, por ishte thjeshtë një luftë asgjë tjetër. Nuk e kuptoj sesi luajtëm në pjesën e dytë sepse nuk bëmë asgjë".

Tirana ishte më e kujdesshme dhe e zgjidhi fitoren falë një këmbëngulje të madhe dhe prezencës në zonë të Ngo'o tepër impenjativ për prapavijën krubinase. Tani Tirana ngjitet në kuotën e 8 pikëve në vendin e parë provizor, ndërsa për Lacin situata është emergjente dhe për Vukicevic koha duket në skadencë. Malazezi është me vetëm dy pikë në zonën e rënies nga kategoria, por kjo situatë nuk i ka hequr 'humorin'. "Golat kanë ndodhur kur ne e kishim topin në mesfushë. Ata na kapën në kundërsulm dhe na realizuan. Sigurisht pas golave është normale që lëmë më shumë hapësira. Askush nuk është i lumtur me dy pikë në katër ndeshje, e dinim që kishim një kalendar të vështirë dhe nuk kam ardhur që të fitoj kampionatin me katër ndeshje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI