Flash

E nisi nga pankina, Cristiano Ronaldo tregon inatin në dalje e merr kritikat e Nevill: “Sjellje plateale, që nuk duhet”

Lapsi.al 4 October 2021
E nisi nga pankina, Cristiano Ronaldo tregon inatin në dalje e merr

Gary Neville kritikon Cristiano Ronaldon. Në ndeshjen e Manchester United kundër Evertonit, Red Devils barazuan në kohën kur kishin lënë në pankinë, të paktën në fillim, disa lojtarë të mëdhenj, përfshirë CR7. Dhe kjo është pikërisht një nga arsyet pse portugezi u largua nga fusha shumë i zemëruar në fund të ndeshjes. Sipas ish-mbrojtësit, megjithatë, disa qëndrime të caktuara, edhe pse të kuptueshme, nuk janë të mira për mjedisin dhe, përkundrazi, i bëjnë presion të mëtejshëm teknikut Ole Gunnar Solskjaer.

Duke folur për Sky Sports, Gary Neville komentoi daljen e Cristiano Ronaldos nga fusha: "E pashë ndeshjen dhe gjithashtu ndoqa me kujdes sjelljen e Ronaldos. Ai ishte i zemëruar në fund të ndeshjes dhe doli nga fusha në një mënyrë plateale duke e treguar zemërimin e tij. Nuk ka nevojë për këtë. A donte të luante titullar? Po. Ishte i zemëruar sepse nuk shënoi? Po. I zhgënjyer sepse ekipi i tij nuk fitoi? Po. Por nuk kishte nevojë t'a tregonte kaq shumë. Ne tashmë e dimë se kur suksesi nuk vjen ai zemërohet dhe është i pari që zhgënjehet. Por një sjellje e tillë vetëm bën presion plus. Jo vetëm mjedisit, por edhe teknikut. Në këtë rast, duke bërë këtë vetëm rrit presionin mbi Ole (Gunnar Solskjaer). Unë mendoj se ai është mjaft i zgjuar për të kuptuar se nuk duhet ta bëjë. Mendoj se do të ndodhë përsëri që të mos shënojë dhe të mos i luajë të gjitha ndeshjet, kështu që kjo gjë duhet të zgjidhet para se të ndodhë përsëri”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI