Flash

Plas çështja Xhaka, Reja del hapur: "U lodha duke e thirrur, nuk ka dëshirë të luajë për ne"

Lapsi.al 4 October 2021
Plas çështja Xhaka, Reja del hapur: "U lodha duke e thirrur,

Kundër Hungarisë dhe Polonisë, dy sfidat delikate në të cilat vendoset kualifikimi për në Katar 2022, do të mungojnë Abrashi dhe Laçi e megjithatë në listën e të grumbulluarve të teknikut Edoardo Reja mungon emri i Taulant Xhakës. Mungesa e mesfushorit të Basel herët e fundit është justifikuar me gjendjen fizike, por këtë herë italiani ka dalë hapur, pa lojëra fjalësh: ai nuk dëshiron të luajë më për Kombëtaren:

"Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën - tha Reja -. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që është e kotë që të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin që ai nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi. Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperiencë, por faktet janë këto".

https://youtu.be/UBZXQ7fLxkA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI