Flash

Sarri përmendi 'luftë me Lega Serie A', Dal Pino replikon: “Nuk na pëlqen vrazhdësia”

Lapsi.al 4 October 2021
Sarri përmendi 'luftë me Lega Serie A', Dal Pino replikon:

"Polemika e Sarrit? Në Premier League ai duhej të luante më shumë se një ndeshje me më pak se 60 orë larg njëra-tjetrës, këtu kishte 61. Ne jemi mësuar me presionin, por nuk na pëlqen vrazhdësia". Ky ishte qendrimi i presidentit të Lega Serie A, Paolo Dal Pino, i cili foli në prezantimin e Qendrës VAR, duke iu përgjigjur deklaratave të trajnerit të Lazios pas humbjes me Bolonjën.

"Ne jemi ekipi i vetëm në Evropë që luajti 61 orë pas ndeshjes së Ligës së Evropës, duhet të bëjmë një luftë në Lega në mënyrë që të mos ndodhë përsëri", kishte deklaruar Sarri, i zhgënjyer nga humbja e pësuar në kampionat. Deklaratat e teknikut bardhekaltër, kanë nxitur reagimin e presidentit Dal Pino, që i ka kujtuar: "Lega është shtëpia e të gjithëve, ajo përcakton kalendarin dhe e menaxhon atë. Për fat të mirë, ne kemi struktura dhe njerëz që i nënshtrohen një presioni të madh, por asgjë nuk ndryshon, le të ecim përpara ”, shtoi Dal Pino.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI