Flash

Kosta Grillo humb betejën me Covid, Duka mesazh ngushëllimi: “I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit”

Lapsi.al 5 October 2021
Kosta Grillo humb betejën me Covid, Duka mesazh ngushëllimi: “I

Kosta Grillo ka humbur betejën e tij për jetën me Covid 19. Gjendja e tij ka qenë rënduar prej gati dy muajsh, por komentatori u dorëzua vetëm pak orë më parë, në një spital Turqi, ku po merrte trajtim të specializuar. I menjëhershëm ka qenë reagimi i sportit, pjesë e të cilit Grillo ka qenë gjatë gjithë jetës. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka ndarë dhimbjen e tij përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke kujtuar kontributin e Grillos për futbollin.

Sipas asaj që bëri të ditur familja, për Grillon mjekët turq aplikuan edhe trajtimin me qeliza staminale dhe përdorimin e një aparature speciale oksigjeni, por pa mundur të korigjojnë dëmet e rënda që kishte shkaktuar virusi.

Pas kthimit nga Qipro, për ndeshjen mes AEL Limasol e Vllaznisë, Kosta shfaqi simptomat e para të virusit dhe është trajtuar në një nga spitalet private në vendin tonë. Për shkak edhe të patologjive të tjera, gjendja e Grillos u përkeqësua dhe ai u nisur me charter drejt Turqisë për trajtim më të specializuar, pa mundur fatkeqësisht të fitojë betejën e tij për jetën…

REAGIMI I DUKËS

I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI