Flash

Me duar të lidhura e litar në qafë: gjendet i mbytur në makinë futbollisti Tsoumanis

Lapsi.al 5 October 2021
Me duar të lidhura e litar në qafë: gjendet i mbytur në
Futbollisti grek Nikos Tsumanis, 31 vjeçar, u gjet i vdekur në makinën e tij të martën, pasi ishte lajmëruar i zhdukur. Hipoteza kryesore e marrë në konsideratë nga autoritetet greke është vetëvrasja, pasi Tsumanis (i cili kishte nënshkruar më 13 shtator me Makedonikos Neapolis, ekipi i kategorisë së tretë greke ku e kishte nisur karrierën e tij) u gjet në automjetin e tij, i parkuar në portin e Kalamarisë, një periferi bregdetare, me duart e lidhura nga katër fasheta plastike dhe me një litar në qafë. Sipas raportit të ekzaminuesit mjekësor, Tsoumanis vdiq nga asfiksimi, por shkaqet janë ende për t'u sqaruar. Derisa të bëhet autopsia, policia lokale nuk përjashton edhe mundësitë e tjera. Sipas mediave lokale, duket se Tsumanis kohët e fundit i tha një shoku se ai po kalonte probleme serioze financiare dhe po mendonte të vriste veten. Anësori helen, më parë, ka luajtur gjithashtu për Aris (i cili e kujtoi atë me një postim në twitter), Apollonas dhe Xanthi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI