Flash

Nga fëmijëria e vështirë në kombëtare, Theo e Lucas Hernandez: "Një ëndërr të jemi të dy këtu"

Lapsi.al 5 October 2021
Nga fëmijëria e vështirë në kombëtare, Theo e

"Është një krenari, një kënaqësi të jemi këtu së bashku. Është një moment që nuk mund të imagjinohet." Këto janë fjalët e Lucas dhe Theo Hernandez, mbrojtësve të Bayern Munich dhe Milan, që për herë të parë u grumbulluan të dy nga Franca për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës, të enjten në orën 20:45.

"Kur je i vogël ëndërron të luash futboll në një nivel profesional dhe t'i bashkohesh Bleus. Por ne kurrë nuk e kishim menduar se mund ta bënim këtë së bashku, është një moment i jashtëzakonshëm. Shpresoj të argëtohem me të dhe veçanërisht me familjen time", deklaroi Lucas, veterani i kombëtares mes të dyve. "Nëna ime, xhaxhai im do të jenë të lumtur të na shohin këtu së bashku. Por tani duhet të punojmë, do të ndihmojmë njëri-tjetrin", deklaroi Theo, anësori i Milan nga grumbullimi i Francës në Clairefontaine.

"Ne nuk kishim një fëmijëri të lehtë. Të qenit këtu nuk ishte aspak e lehtë, ne duhej të punonim shumë për ta arritur. Gjithësecili ka bërë jetën e tij, është futbolli, është ajo që duam. Por falë kësaj, ne jemi këtu së bashku," përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI