Flash

"Nuk je i mirëpritur, njeri m**i": parrullë kërcënuese përpara hotelit nga ish-tifozët e Donnarummas

Lapsi.al 5 October 2021
"Nuk je i mirëpritur, njeri m**i": parrullë

Me sa duket do të jetë një mbrëmje e nxehtë ajo e të mërkurës për Gigio Donnarumman. Në kthimin e tij në San Siro, pas largimit nga Milani, portieri i kombëtares së Italisë, që do të jetë titullar kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, mund të marrë një pritje armiqësore, për të mos thënë se kjo është e sigurtë që do të ndodhë. Konfirmimi ka ardhur nga një banderolë që u shfaq në një urë pranë hotelit ku është grumbulluar ekipi kombëtar i Mancinit në Milano. "Donnarumma në Milano nuk do të jesh kurrë i mirëpritur. Njeri m**i", kanë shkruar tifozët e Curva Sud të Milanos.

Me pak fjalë, fjalët e dashurisë të thëna nga Donnarumma në prag të kthimit të tij në Milano nuk duket se kanë shërbyer. "Do të më vinte keq nëse ata do të më fërshëllenin, unë do të jem gjithmonë një tifoz i Milanit", tha lojtari aktual i PSG. Por rreziku është që situata të shkojë përtej bilbilave "të thjeshtë" duke gjykuar nga kjo banderolë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI