Flash

Autorët i bënë pritë, ekzekutohet 23-vjeçari në Napoli

Lapsi.al 6 October 2021
Autorët i bënë pritë, ekzekutohet 23-vjeçari në

Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur, mbrëmjen e kaluar në Napoli, Itali. Carmine D’Onofrio, ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij në momentin ku u qëllua, në zonën lindore të qytetit, pasi autorët i bën pritë. I riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 45 gëzhoja. Carmine D’Onofrio ishte djali jashtë martese i Giuseppe De Luca Bossa, nga ana e tij vëllai i Antonio De Luca Bossa, anëtar i lartë i klanit Camorra në rrethin Ponticelli të Napolit.

I burgosuri i përjetshëm Antonio De Luca Bossa, i njohur si “Tonino ‘o sicco” konsiderohet nga hetuesit si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Camorrës napolitane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI