Flash

Dhëmballa e infektuar lë Brazilin pa mesfushorin e Real Madrid: Tite thërret menjëherë zëvendësuesin

Lapsi.al 6 October 2021
Dhëmballa e infektuar lë Brazilin pa mesfushorin e Real Madrid: Tite

Mesfushori i Real Madrid Casemiro nuk do të marrë pjesë në sfidat që Brazili do të zhvillojë këto ditë ndaj Venezuelës, Kolumbisë dhe Uruguajit për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Motivi është sa i çuditshëm, aq edhe ndoshta normal. Mesfushori, në fakt, vuan nga infektimi i dhëmballës së pjekurisë që praktikisht nuk e lë të luajë.

Kryesuesit e zonës së Amerikës së Jugut me 24 pikë pas 8 ndeshjes do të duhet të bëjnë pa një prej pjesëve më të rëndësishme të skuadrës. Në faqen e internetit të Federatës së Futbollit të Brazilit lexohen edhe motivet që e kanë detyruar trajnerin e kombëtares Tite të heqë dorë nga Kasemiro dhe të thërrasë në vendin e tij Daglas Luiz: “Kemi qenë në kontakt me Real Madrid dhe lojtarin. Kemi marrë nga klubi diagnostikimet dhe raportin e mjekut që tregojnë një proces infektimi në dhëmballën e pjekurisë me sugjerimin për pushim absolut dhe pamundësinë e stërvitjes në pesë ditët e ardhshme”, ka thënë Rodrigo Lasmar, mjeku i skuadrës braziliane.

Kështu, për Kasemiron projektohet qëndrimi në Spanjë, në mënyrë që lojtari të pushojë dhe të kurojë problemin me dhëmballën, për të rinisur më pas aktivitetin në fushë në klubin e Madridit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI