Flash

Mamaja e Mbappé i ngatërron të gjithë: "Im bir po negocion rinovimin me PSG"

Lapsi.al 6 October 2021
Mamaja e Mbappé i ngatërron të gjithë: "Im bir po

Kylian Mbappé, pasi kërkoi pa sukses transferimin te Real Madrid gjatë verës, mund të rinovojë në mënyrë sensacionale me PSG. Kjo u rrëfye nga e ëma e lojtarit, Fayza Lamari, në një intervistë për Le Parisien, që po i bën konfuzë të gjithë palët e përfshira, mbi të gjithë klubin e Florentino Perez. "Klubi dhe djali im janë ende duke negociuar një rinovim - kanë qenë fjalët e gruas -. Tani për tani po diskutojmë me PSG për një rinovim dhe gjërat po shkojnë mirë. Unë gjithashtu fola me Leonardon të hënën e kaluar".

Nëna e kampionit francez megjithatë nuk zbilancohet shumë në lidhje me përfundimin e situatës. "Nëse do të gjejmë një zgjidhje? Një gjë është e sigurt: do të japë gjithçka deri në fund për të fituar Ligën e Kampionëve. Kylian ka nevojë të jetë i kënaqur. Nëse nuk është i lumtur, ai mund të largohet. Ai na e thotë shpesh këtë, por si nënë mund t'ju siguroj se me Kylian, gjithçka mund të ndryshojë nga njëra ditë në tjetrën".

Sipas gazetës franceze, sheikët do të dërgojnë një ofertë të re rinovimi që do ta bënte sulmuesin lojtarin më të paguar në skuadër, madje edhe para Messit dhe Neymar. Një tjetër kthesë e një telenovele ende larg përfundimit. Sigurisht, në këtë pikë, në Real Madrid nuk mund të flenë të qetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI