Flash

Ndeshja speciale e Uzunit: "Në Hungari të gjithë flasin për ndeshjen, asnjë avantazh nga tifozët"

Lapsi.al 6 October 2021
Ndeshja speciale e Uzunit: "Në Hungari të gjithë flasin

"Hungarinë e njoh mirë. Do të ishte një ndjenjë tjetër për mua, pasi jetoj dhe stërvitem aty me lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë". Për Myrto Uzunin ndeshja në Budapest ka tjetër peshë e sulmuesi kuqezi e ndjen shumë përballjen me Hungarinë, në të cilën është gati të zbresë si titullar në fushë, kundër një pjese lojtarësh që i ka shokë skuadre te Ferencvaros: "Ndihet shumë atmosfera e ndeshjes aty, pasi edhe lojtarët flasin, fizioterapistët. Të gjithë presin një ndeshje shumë të bukur dhe ata duan fitore, por mendoj se kush ekip do bëjë më pak gabime, ai ekip do fitojë".

Skuadra e Rossit nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve, por kjo nuk do të ketë kurrëfarë impakti mbi ndeshjen. E thënë kjo nga Uzuni, një që e ka të qartë se cfarë e pret kombëtaren tonë në atë transfertë, duhet të jetë e vërtetë: "Mendoj se nuk është një avantazh për ne, pasi Hungaria kur ka luajtur pa tifozë ka pasur rezultate shumë të mira dhe kur ka qenë me tifozë ka pasur rezultate negative dhe mendoj se nuk është një favor, por në fushë janë të treja rezultatet".

Beratasi ka kohë që pret momentin e tij dhe është munduar të shfrytëzojë cdo hapësirë të dhënë nga tekniku Edoardo Reja, por nga ana tjetër ai e shpreh se është në castin e tij më të mirë, gati për të bërë liderin edhe me kuqezinjtë, ashtu si te Ferencvaros: "Mendoj se tani është kulmi i karrierës sime pasi po bëj shumë mirë edhe në Europa League edhe te Ferencvarosh por edhe te Kombëtarja, në ndeshjen e fundit kam bërë mirë mendoj. Mendoj se kjo varet në fushë dhe sa i motivuar je".

https://youtu.be/dhrDzM-7TE4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI