Flash

Video/ Spanja hakmerret për Europianin: dygolëshi i Torres thyen Italinë e i çon në finalen e Nations League

Lapsi.al 6 October 2021
Video/ Spanja hakmerret për Europianin: dygolëshi i Torres thyen

Spanja është finalistja e parë e Nations League 2021. Në San Siro, Furitë e Kuqe mposhtën Italinë, e cila sheh t'i zhduket ëndrra për titullin e dytë radhazi pas Euro 2020. Ndeshja u vendos në pjesën e parë, me dygolëshin e Ferran Torres, midis të cilëve Bonucc doli nga fusha për dy kartona të verdhë në pak minuta. Goli i Pellegrinit erdhi shumë vonë për skuadrën e Mancinit, që me një lojtar më pak e 7 minuta në dispozicion nuk mundi të gjejë barazimin, për të ndryshuar kështu fatin e ndeshjes.

Pas triumfit në Europian dhe gëzimeve të thyerjes së rekordeve, ekipi kombëtar i Italisë kthehet papritmas me këmbë në tokë. Të kaltrit e Mancinit ndërpresin kështu një seri prej 37 rezultatesh të njëpasnjëshme pozitive dhe i dorëzohen një Spanje që luajti më mirë, pak a shumë si ndodhi edhe në gjysmëfinalen e Euro 2020, por që këtë herë rezultoi jashtëzakonisht cinike dhe e pamëshirshme.

Italia, duhet thënë, arriti të reagonte me krenari ndaj disavantazhit fillestar, por kartoni i kuq për kapitenin e vendosi mbrëmjen përfundimisht në binarët e Furive të Kuqe, të cilët në avantazh dhe në epërsi numerike e gjetën veten duke bërë ndeshjen e ëndrrave, të diktuar nga zotërimi i pafund i topit dhe kontrolli i ritmeve. Në finale shkojnë iberikët, ndërsa italianët duhet të kënaqen me finalen e vogël, atë për vendin e tretë, të planifikuar për të dielën në orën 15.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI