Flash

"Do të shijosh pak diell, apo do rrish nën shi?": Abraham rrëfen si e bindi Mourinho të zgjedhë Romën

Lapsi.al 7 October 2021
"Do të shijosh pak diell, apo do rrish nën shi?": Abraham

"Një ditë, verën e kaluar, më ra zilja e telefonit. Unë u përgjigja ... Ishte Mourinho. Ai më tha: 'A dëshiron të shijosh pak diell apo do të qëndrosh nën shi?'. Pastaj zgjodha Romën. Në pak javë me të kam mësuar aq sa kam mësuar në gjithë jetën time". Tammy Abraham është shprehur kështu për "The Guardian", duke zbuluar gjithashtu të gjitha dyshimet që e kishin sulmuar para se t'i thoshte po Romës.

"Doja të qëndroja në shtëpi në Angli dhe të vazhdoja të luaja në Premier League," vazhdoi ish-sulmuesi i Chelsea. "Opsioni më i thjeshtë - shpjegoi ai - do të kishte qenë të qëndroja dhe të ulesha në pankinën e Blues. E kuptova që më duhej të dilja dhe të provoja veten."

Një ndryshim, në jetën e Tammy, aspak i lehtë. "Sigurisht, duheshin nerva të forta për të ruajtur qetësinë dhe të ndryshosh shtetin është gjithmonë një gjë e guximshme për të bërë. Por unë do t'ua rekomandoja lojtarëve të rinj anglezë. Unë do t'u thosha atyre të mos kenë frikë. Mësoni për veten tuaj. Është e vështirë, por unë po mësohem. Shkova në Romë dhe është koha për të treguar përsëri veten, "përfundoi Abraham.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI