Flash

"Gol Hungarisë, sepse Lewandowskin e mundim ndryshe": Cikalleshi zbulon planin për dy fitoret për vendin e dytë

Lapsi.al 7 October 2021
"Gol Hungarisë, sepse Lewandowskin e mundim ndryshe": Cikalleshi

Sokol Cikalleshi, sulmuesi shqiptar që po kalon një formë mjaft të mirë në Turqi, me skuadrën e Koniasporit, i ka idetë të qartë cfarë duhet për të marrë duy fitoret që vlejnë vendin e dytë në grup, në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, kur përballë të ketë Hungarinë e Poloninë: "Janë dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ne. Na tregojnë se mund të qëndrojmë brenda objektivit deri në fund apo mund të mendojmë diçka tjetër. Duke qenë se jemi përpara këtyre ndeshjeve që janë shumë të rëndësishme, ne jemi të fokusuar në arritjen e dy rezultateve pozitive që mund të na dërgojnë në Botëror".

Golat priten nga ai, njeriu që ka marrë përsipër kuqezinjtë në ndeshjet e fundit e megjithë dëshirën për të shënuar cdo ndeshje, nëse do të zgjidhte, Cika i ka preferencat të ditura: "Duke pasur Hungarinë pas dy ndeshjesh, do të dëshiroja një gol ndaj Hungarisë, pasi me fitoren ndaj Hungarisë, me ndihmën e tifozëve që do të jenë në Air Albania dhe duke qenë të gjithë bashkë me zjarrin e fitores ndaj Hungarisë, besoj se Poloninë dhe Levandovskin do ta mundim".

Në Budapest, edhe pse pa tifozë, është një ndeshje shumë e vështirë, ku pranohen dy rezultate në tre, edhe pse sulmuesi kërkon vetëm fitoren: "Kur shkojmë në transfertë, nuk është e thënë se shkojmë vetëm për 3 pikë, sepse futboll është dhe të gjitha rezultatet janë të mundshme. Por duke parë momentin dhe formën e lojtarëve tanë, mendoj dhe më vjen mirë që ne mendojmë të shkojmë në Hungari për ta fituar ndeshjen", përfundoi Cikalleshi.

https://youtu.be/rBbcaCT1GJY

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI