Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Pfizer kërkon autorizim urgjent të vaksinës për moshat 5-11 vjeç

Lapsi.al 7 October 2021
Pfizer kërkon autorizim urgjent të vaksinës për moshat 5-11

Kompania Pfizer tha të enjten (7 shtator) se ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç. Kërkesa i është parashtruar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara.

Vala e fundit e koronavirusit e shkaktuar nga varianti shumë ngjitës Delta ka prekur në masë të madhe fëmijët. Vaksinimi i këtyre grupmoshave është thelbësor për të mbajtur shkollat e hapura dhe për të kontribuar në përfundimin e pandemisë.

“Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer.

Agjencia e Barnave e SHBA-së tha se komiteti këshillues do të shqyrtojë të dhënat dhe para datës 26 tetor do të paraqesë mendimin nëse duhet t’i jepet autorizimi përdorimit të vaksinës te fëmijët e kësaj grupmoshe.

Vaksinës së kompanive Pfizer-BioNTech i është dhënë miratimi i plotë i FDA-së për personat e moshës 16 vjeç e lart. Në muajin maj, FDA-ja autorizoi përdorimin e saj urgjent tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç./ REL

Të këshilluara

Zvicra njeh vaksinat kineze

Qeveria zvicerane ka përditësuar përsëri politikën e saj të certifikimit të Covid. Tani, dëshmia e vaksinimit nga vaksinat Sinopharm dhe Sinovac të Kinës do të ...

15:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI