Flash

Rezonanca qetëson Edoardo Rejan, kundër Polonisë Balaj do të jetë

Lapsi.al 7 October 2021
Rezonanca qetëson Edoardo Rejan, kundër Polonisë Balaj do të

Bekim Balaj nuk është stërvitur ditën e djeshme me ekipin, pasi ndjeu një shqetësim në muskujt e kofshës dhe për këtë arsye i është nënshtruar vizitave mjekësore: ky njoftim kishte shqetësuar shumë ambjentin kuqezi, me ankthin e përgjigjes së testeve për të përcaktuar nëse shkodrani do të jetë apo jo i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Hungarisë. Përgjigja është gjysëm entuziaste në fakt sepse Balaj do ta humbasë kualifikuesen e parë të tetorit kundër Hungarisë, por do të jetë gati për përplasjen e Tiranës me Poloninë.

Kjo është ajo që është mësuar pas kontrolleve mjekësore, të cilave i është nënshtruar sulmuesi kuqezi, pasi u detyrua të ndërpriste stërvitjen për shkak të një problemi në kofshë. Balaj ndjeu dhimbje në muskujt rrëzë kofshës, gjatë seancës stërvitore dhe doli nga fusha me sugjerimin edhe të stafit mjekësor. Pas analizave dhe qartësimeve problemi nuk ka rezultuar i rëndë, kështu që Balaj do të vazhdojë të qendrojë në grumbullim me kuqezinjtë, por do të humbasë sfidën në Budapest me Hungarinë. Tani sforcot po bëhen që lojtari të rikuperojë për sfidën me Poloninë, ndeshja e 12 tetorit në Tiranë, mundësi që stafi mjekësor e sheh me shumë optimizëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI