Flash

Video/ "E kemi studiuar Hungarinë e duam 6 pikë": Hysaj harron gafat në Poloni dhe është gati

Lapsi.al 7 October 2021
Video/ "E kemi studiuar Hungarinë e duam 6 pikë": Hysaj

"Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati". Elseid Hysaj kërkon fitoren e dytë në dy ndeshje me Hungarinë, edhe pse në Budapest është e qartë se do të jetë një ndeshje krejt ndryshe nga ajo në Tiranë. Skuadra e Rossit e di mirë se nuk ka mundësi tjetër për tu kualifikuar nëse nuk fiton me kuqezinjtë e, për këtë, mbrojtja do të jetë në një sprovë të vërtetë, gjë që kthen makthet e tifozëve për gabimet difensive të bëra në Varshavë: "Me Poloninë kemi gabuar ne - doli hapur mbrojtësi i Lazios - e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, në disa raste. Por kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi".

Në këtë pikë, bëhen edhe llogaritë, që për Hysajn janë dy fitore, në ndeshjen në transfertë në 9 tetor dhe tre ditë më pas në Tiranë kundër polakëve: "6 pikë, ne shkojmë për 6 pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup, shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja sepse i kemi mundësitë. Duhet të besojmë te vetja jonë".

https://youtu.be/rBbcaCT1GJY

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI