Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Von Der Leyen: BE të shpëtojë sa më parë nga gazi dhe nafta

Lapsi.al 7 October 2021
Von Der Leyen: BE të shpëtojë sa më parë nga gazi dhe

Kriza e çmimeve të energjisë është një motiv më shumë për Bashkimin Europian për t’u shkëputur nga burimet fosile. Duke folur gjatë një samiti virtual për burimet e rinovueshme të energjisë, Ursula Von Der Leyen tha se për Bashkimin Europian është jetike, pavarësia nga gazi dhe nafta.

“Në këto javët e fundit, po e shohin sa thelbësore është pavarësia nga gazi, nafta apo qymyri. Prodhuesit e gazit nuk po rrisin prodhimin pavarësisht kërkesës së lartë dhe kjo ka çuar në dyfishim të çmimit. Ndërsa çmimi i energjisë së rinovueshme mbetet i qëndrueshëm” - u shpreh Ursula Von Der Leyen, kryetare e Komisionit Europian.

Nga fillimi i vitit, çmimi i gazit është rritur 400% në tregun europian, teksa Rusia nuk pranon të rrisë furnizimin, teksa kërkon nënshkrimin e kontratave afatgjata me Bashkimin Europian.

Analistët thonë se Putin po redukton transportin e gazit nga tubacionet që kalojnë nga Bjellorusia, duke ushtruar presion që perëndimi të pranojë gazsjellësin e sapondërtuar Nord Stream II, që transporton gazin rus nga deti Balltik drejt Gjermanisë. Por për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, ky tubacion shton fitimet për Rusinë dhe nxjerr jashtë loje Ukrainën si faktor në furnizimin e tregut europian.

Lexo më tej: 

Putin për krizën e çmimeve të energjisë: Fajin e ka Bashkimi Europian (Arsyeja) 

Rusia i mëshon gazsjellësit të ri që ka ndërtuar: Miratimi i ‘Nord Stream 2’ mund të ulë çmimet e gazit në Europë 

Të këshilluara

Zvicra njeh vaksinat kineze

Qeveria zvicerane ka përditësuar përsëri politikën e saj të certifikimit të Covid. Tani, dëshmia e vaksinimit nga vaksinat Sinopharm dhe Sinovac të Kinës do të ...

15:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI