Flash

Franca në telashe, Juventus gjithashtu: Rabiot pozitiv me Covid, humb finalen e Nations League

Lapsi.al 9 October 2021
Franca në telashe, Juventus gjithashtu: Rabiot pozitiv me Covid, humb
Mesfushori i Francës e Juventusit, Adrien Rabiot është testuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe për këtë arsye do të detyrohet të humbasë finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, e programuar për mbrëmjen e së dielës në orën 20.45 në San Siro. Lajmi u bë i ditur nga Federata Franceze e Futbollit, duke shtuar se lojtari tashmë është vendosur në izolim. Sipas rregullave, Franca nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë. Në gjysmëfinalen kundër Belgjikës, Rabiot u hodh në fushë nga trajneri Deschamps, i cili e zëvendësoi atë në minutën e 30 të pjesës së dytë. Deschamps do të jetë në gjendje të llogarisë në një grup prej 21 lojtarësh për finalen kundër Furive të Kuqe, por frika tani është se virusi mund të jetë përhapur. Rabiot duhet të kishte arritur në Milano me shokët e tij të ekipit kombëtar për të përfunduar përgatitjet në funksion të finales, por në vend të kësaj ai mbeti në Torino. Në izolim, Rabiot do të duhet të presë që të bëhet negativ para se të bashkohet me grupin e Juventusit të udhëhequr nga Massimiliano Allegri. Për teknikun bardhezi një tjetër problem me mungesat, duke qenë se francezi është një pedinë e rëndësishme e mekanizmit të Juventus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI