Flash

Video/ Digjet stadiumi i Andorras, në grup me Shqipërinë: shenja të zeza në fushë, por me Anglinë do të luhet

Lapsi.al 9 October 2021
Video/ Digjet stadiumi i Andorras, në grup me Shqipërinë: shenja
Ndeshja mes Andorrës dhe Anglisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, do të luhet rregullisht sonte në orën 20.45 përkundër zjarrit që shpërtheu dje në Estadi Nacional. UEFA ka njoftuar se ndeshja do të luhet rregullisht e përforcuar kjo edhe nga një zëdhënës i Federatës së Futbollit të vendit të vogël në kufirin mes Francës dhe Spanjës, në një dalje në TV shtetëror Andorran. "Asnjë dëm personal nuk është raportuar, vetëm dëme materiale," tha zëdhënësi. "Programi do të vazhdojë siç ishte planifikuar dhe ndeshja do të zhvillohet pa probleme," shtoi ai. Dje një zjarr shpërtheu papritur në stadium, i cili u shua vetëm falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Fotografitë treguan shenja të zeza të lëna në fushën artificiale dhe era e tymit arriti gjithashtu deri në hotelin ku ishte akomoduar ekipi anglez. Situata, më pas, u kthye në normalitet dhe për fat të mirë fusha nuk pësoi dëme të tilla që të komprometojë rregullsinë e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, në të njëjtin grup ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI