Flash

Neymar befason Brazilin: "Do jetë Botërorin im i fundit, nuk e di nëse do kem 'kokën' për të vazhduar"

Lapsi.al 10 October 2021
Neymar befason Brazilin: "Do jetë Botërorin im i fundit, nuk e di

Turneu që do të zhvillohet në Katar "mendoj se do të jetë Kupa ime e fundit e Botës, nuk e di nëse do të kem ende forcën mendore për t'u përballur me futbollin". Fjalët e Neymar, kampionit të PSG i cili në ditët e Kupës së Botës 2026 do të jetë 34 vjeç janë thënë në një dokumentar në Dazn, "Neymar jr. dhe linja e mbretërve", që ripërshkon gjithashtu edhe historinë e futbollit brazilian".

"Kështu - vazhdoi 29 -vjeçari - do të bëj gjithçka për t'u paraqitur mirë, dhe për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën që kisha si fëmijë. Dhe shpresoj ta bëj". Idhulli i tij, rrëfen ai, është Ronaldinho, i cili te Barça luajti përkrah Messit, ekzaktësisht si Neymar, me Pleshtin edhe sot në Paris. "Ai ishte një magjistar, me aftësinë për të bërë veprime që të linin pa fjalë - thotë O Ney -. E krahasoj veten shumë me të për stilin e lojës që na bashkon. Nisemi nga ana e fushës për të kërkuar qendrën e fushës, duke u përpjekur të driblojmë sa më shumë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI