Flash

Video/ Shikoni festën për 76 vjetorin e Rejas: tortë e fishekzjarre në Budapest, fitorja e Shqipërisë ishte 'dhurata'

Lapsi.al 10 October 2021
Video/ Shikoni festën për 76 vjetorin e Rejas: tortë e

Motivet për tu gëzuar ishin të shumta, ato për të festuar të paktën dy: fitorja e Shqipërisë në mbrëmjen e madhe të Budapestit, duke pritur mesnatën për ti uruar Edoardo Rejas ditëlindjen e 76-të. Pikërisht kështu, italiani festoi ditëlindjen e tij në Budapest, me një festë të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, me tortë e fishekzjarre, që si dhuratë kishte 1-0 ndaj Hungarisë pak orë më parë me golin e Brojas.

FSHF ka postuar një video me festën e ditëlindjes në hotel, ku morën pjesën edhe lojtarët dhe stafi teknik i Shqipërisë. Një festë e shkurtër por e ngrohtë, sepse nga sot italiani dhe të gjithë kuqezinjtë duhet të mendojnë për Poloninë, ndaj të cilëve vendoset fati i kualifikimit për në Botëror, të martën në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI