Flash

Koulibaly, mbështet FIFA-n: "Botërori çdo dy vjet, është diçka e mirë për skuadrat afrikane"

Lapsi.al 11 October 2021
Koulibaly, mbështet FIFA-n: "Botërori çdo dy vjet,

Kalidou Koulibaly, mbrojtësi dhe kapiteni i Senegalit, është në harmoni me idenë e FIFA-s për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, sepse ai beson se kjo mund t'u japë më shumë mundësi ekipeve afrikane. "Është një gjë pozitive për numrin e ekipeve afrikane," tha lojtari i Napolit pas fitores 4-1 të Senegalit ndaj Namibisë, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset në Katar 2022. Pesë skuadra afrikane në Kupën e Botës nuk janë të mjaftueshme, tha Koulibaly, duke theksuar se "Afrika meriton të ketë më shumë ekipe".

Sipas mbrojtësit, një Kupë Bote çdo dy vjet do të zvogëlonte numrin e ndeshjeve miqësore. "Ne tashmë ishim duke luajtur shumë dhe, me këtë ide të re, mund të ketë më pak angazhime për ne lojtarët," tha ai, duke kërkuar që ideja të merret parasysh, duke e ndarë atë me sa më shumë kolegë të jetë e mundur. Por nëse kapiteni i Senegalit mbështet idenë e FIFA-s, kundër ka dalë trajneri i tij Aliou Cissé.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI