Flash

Krahasimi/ Shqipëria paguan me çmimet marramendëse energjinë në ankand

Lapsi.al 11 October 2021
Krahasimi/ Shqipëria paguan me çmimet marramendëse

Shqipëria ka blerë me çmime rekord 44 mijë e 400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Blerja është kryer në dy ankande, ku në të parin u pagua me çmim mesatar 258.47 Euro/ Mwh dhe në të dytin me çmim mesatar 255.79 euro/ Mwh.

Për të kuptuar diferencën, mjafton të kujtojmë se çmimi në fillim të këtij viti ka qenë mes vlerës 50-60 euro, pra shumë më i lirë, .

Gjithsej këtë të hënë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pagoi 11.4 milion euro, për një sasi energjie jashtëzakonisht të kushtueshme, të diktuar nga tregjet ndërkombëtare. Nga janari deri javën e parë të tetorit, Shqipëria ka importuar rreth 99 milionë euro. Por shpenzime më të mëdha për blerjen e energjisë pritet të vijnë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen emergjente të energjisë, ku vuri në dispozicion një fond prej 200 mln euro për blerjen e energjisë.

Lexo edhe: Pse po rriten çmimet/ Krahasimi i shifrave dhe argumentave

Lexo edhe: DW: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike, e shet lirë dhe e blen shtrenjtë

Sipas Ramës, shpenzimet marramendëse për energjinë janë pasojë e krizës globale të energjisë, por oponentët e tij këmbëngulin se kjo është një krizë e keqmenaxhimit të burimeve në vendin tonë.

Në fakt, vendi ynë eksportoi 4 herë më shumë energji ne 6 muajt e parë të vitit në krahasim me vitin e kaluar. Kështu, nëse në gjysmën e parë të vitit 2020, kishim shitur 570 GWH, në gjysmën e parë të vitit 2021 u shitën 2071 GWH.

Pikërisht kjo konsiderohet edhe arsyeja që vendi ynë gjendet i pambrojtur sot përballë kësaj situate të krijuar në tregjet botërore, kur çmimi i energjisë ka kërcyer në mënyrë të jashtëzakonshme dhe sërish OSHEE është e detyruar të blejë energji me çmime stratosferike deri në 258 euro Mwh ose 5 herë më shtrenjtë se viti i kaluar.

Blerja e energjisë në tregun e lirë ka shkatërruar financat e OSHEE. Ndaj qeverisë i duhet të marrë borxh për të zbutur pasojat. Reforma në energji ka qenë një ndër kuajt e betejës së katërvjeçarit të parë qeverisjes së socialistëve, por nga raportimet e këtij viti, rezulton se humbjet në rrjet mbeten të njëjtat, në nivelin e 21%. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI