Flash

Terror në shtëpinë e Lemina në Nisë: lidhin me litar tre të rejat e grabisin 300 mijë euro

Lapsi.al 11 October 2021
Terror në shtëpinë e Lemina në Nisë: lidhin me litar

Momente terrori të vërtetë në shtëpinë në Nisë të Mario Lemina, ish-mesfushorit të Juventus i cili, në kohën kur ndodhi ngjarja, ishte i zënë me ekipin kombëtar të Gabonit në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Sipas asaj që u raportua nga gazeta franceze L'Équipe, të dielën mbrëmje tre kriminelë, me kapuç dhe të armatosur me pistoleta, kanë hyrë në shtëpinë e lojtarit dhe kanë kërcënuar dhe lidhur tre vajzat e pranishme, përfshirë partneren e Lemina, Fanny Neguesha, ish-e dashura e Mario Balotellit.

Keqbërësit dyshohet se kanë grabitur bizhuteri, veshje dhe artikuj prej lëkure për një vlerë totale prej rreth 300,000 euro. Lemina, shumë i tronditur, i ka kërkuar ndërkohë, trajnerit Patrice Neveu të mos luante ndeshjen e ardhshme kualifikuese në Katar 2022 kundër Angolës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI