Flash

Video/ Gjermania e para e kualifikuar në Katar: goleadë e Hollandës, befasohet Kroacia

Lapsi.al 11 October 2021
Video/ Gjermania e para e kualifikuar në Katar: goleadë e

Gjermania është ekipi i parë kombëtar që kualifikohet për Kupën e Botës në Katar 2022: falë fitores 4-0 në Maqedoninë e Veriut, gjermanët marrin kryesimin e grupit dhe i bashkohen Katarit, pjesëmarrës me të drejtë e vendit pritës. Hollanda gjithashtu po i afrohet turneut të vitit 2022, duke mposhtur Gjibraltarin 6-0 me dygolëshin e Depay. Hap fals në shtëpi i Kroacisë, që nuk shkoi përtej 2-2 me Sllovakinë dhe mbetet tani -2 nga Rusia.

GRUPI E

Republika Çeke dhe Uellsi shkojnë krah për krah në grupin e Belgjikës kryesuese. Ekipi kombëtar i Martinez kryeson me 16 pikë dhe tashmë ka një këmbë në Katar, dy ndjekësit do të luajnë për një vend në play-off. Janë të dyja me 11 pikë pas fitoreve të sotme: Republika Çeke mundi Bjellorusinë 2-0 falë golave të Shick dhe Hlozek; Uellsi triumfoi në Estoni 1-0 me golin e Moore.

GRUPI G

Gjithçka është e lehtë për Holandën kundër Gjibraltarit modest, akoma me zero pikë, ndërsa portokallinjtë fluturojnë në 19 dhe hedhin një hap tjetër drejt kualifikimit. Van Dijk, Depay (gygolësh), Dumfries, Danjuma dhe Malen shënuan golat që nënshkruan fitoren e qartë 6-0. Sidoqoftë, Norvegjia nuk heq dorë, e dyta në grup vetëm dy pikë larg falë fitores 2-0 ndaj Malit të Zi: Elyounoussi mbajti gjallë shpresat skandinave me dygolëshin e shënuar. Turqia gjithashtu mbetet në lojë (me 15 pikë), pasi arriti të përmbysë Letoninë vetëm falë penalltisë së Yilmaz në minutën e 98: 2-1 rezultati përfundimtar me golat e mëparshëm të Dursun dhe një autogol të Demiral.

GRUPI H

Buzëqesh Rusia, duke përfituar nga hapi i gabuar i Kroacisë për të marrë vendin e parë në grup, +2 ndaj kroatëve: kombëtarja e Karpin shënon fitoren e katërt me radhë duke likuiduar Slloveninë 2-1. Një ndeshje e thjeshtuar në pjesën e parë me golat e Diveyev dhe Dzhikiya në hapësirën prej katër minutash midis 28 dhe 32. Pastaj vendasit shkurtuan diferencën falë Ilicic por nuk është e mjaftueshme. Kroacia, nga ana tjetër, frenon 2-2 në shtëpi kundër Sllovakisë dhe proteston për golin e tretë të anuluar nga Var: do të jetë një super sfidë kundër Rusisë në ndeshjen e fundit për të luajtur kalimin në Kupën e Botës në një ndeshje të vetme. Në ndeshjen e tretë të grupit, një barazim i kotë 2-2 mes Maltës dhe Qipros, të cilët mbeten të barabartë në fund të renditjes me 5 pikë.

GRUPI J

Gjermania është e para skuadër që kualifikohet për Kupën e Botës në Katar 2022. Kështu, ata janë të parët që i bashkohen kombëtares pritëse, falë fitores 4-0 në Maqedoninë e Veriut. Pas një pjese të parë të vështirë, ishte Havertz ai që i dha epërsinë skuadrës së Flick, pastaj dygolëshi i Werner dhe goli përfundimtar i Musialas vunë hipotekën në 21 pikët që vlejnë vendin e parë dhe kalimin për në Kupën e Botës. Do të jetë një përleshje e vërtetë për vendin e dytë, me maqedonasit në kuotën e 12 pikëve së bashku me Armeninë, të mposhtur 1-0 nga Rumania (goli i Mitritës) që bën parakalimin, duke u ngjitur në 13 pikë. Fitore edhe për Islandën që shkon në tetë pikë duke likuiduar Lihtenshtejnin 4-0 me golat e Thordarson dhe Gudmundsson (dygolësh).

REZULTATET

UEFA Qualification: 1st Round: Group E

Belarus 0-2 Czech Republic

Estonia 0-1 Wales

UEFA Qualification: 1st Round: Group G

Latvia 1-2 Turkey

Netherlands 6-0 Gibraltar

Norway 2-0 Montenegro

UEFA Qualification: 1st Round: Group H

Cyprus 2-2 Malta

Croatia 2-2 Slovakia

Slovenia 1-2 Russia

UEFA Qualification: 1st Round: Group J

Iceland 4-0 Liechtenstein

North Macedonia 0-4 Germany

Romania 1-0 Armenia

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI