Flash

Gjasula me Covid, humbet Poloninë: ja kush do ta zëvendësojë 'digën' e mesfushës kuqezi

Lapsi.al 12 October 2021
Gjasula me Covid, humbet Poloninë: ja kush do ta zëvendësojë

Tronditet Shqipëria, pak orë para ndeshjes vendimtare me Poloninë. Klaus Gjasula rezulton pozitiv me Covid dhe do të mungojë në sfidën kualifikuese me Poloninë, për kualifikueset e Kupës së Botës. Mesfushori ka rezultuar pozitiv në xhiron e tamponeve, duke e bërë Edoardo Rejan të humbë një tjetër shtyllë të skuadrës, mungesa e pestë për këtë ndeshje vendimtare.

Kështu, një tjetër futbollist do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën vendimtare ndaj Polonisë, e konfirmuar kjo edhe nga Departamenti i Komunikimit në FSHF. Futbollisti kuqezi ka pasur simptoma dhe ka bërë menjëherë testin me tampon, ku më pas ka rezultuar pozitiv. Në këto kushte në bazë të protokollit sanitar i gjithë ekipi dhe stafi teknik kanë kryer sërish testin me tampon dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Klaus Gjasula bëhet kusht mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.

Tani në vend të mesfushorit favori për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë është Ylber Ramadani. 25 vjecari i MTK Budapest ka bërë shumë mirë sa herë është thërritur në cështje, edhe pse sonte duhet të bëjë ndeshjen e jetës për të zëvendësuar një 'digë' si Gjasula.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI