Flash

"Më lër të shoh ci**t dhe by**ën tënde": futbollistja 17-vjeçare spanjolle i poston ofendimet e marra në rrjet

Lapsi.al 12 October 2021
"Më lër të shoh ci**t dhe by**ën tënde":

Nëntëdhjetë minuta fyerje seksiste, kërcënime dhe emërtime vulgare. Kjo është ajo që, për fat të keq, është dashur të durojë një futbolliste 17-vjeçare spanjolle, e cila pati guximin t'i shkruajë e ti postojë të gjitha në mediat sociale. "Do të vij në dhomat e zhveshjes dhe do të të përdhunoj", "ngrije fanellën dhe më lër të shoh cicat dhe bythën tënde" dhe "ne do ta përdhunojmë të gjithë ekipin tënd" janë vetëm disa nga ofendimet e kërcënimet e denoncuara nga Karolina Sarasua Garcia.

Sulmuesja e re e Osasuna B ka marrë solidaritetin dhe vlerësimin nga të gjitha anët. "Faleminderit shumë për secilin prej jush që keni marrë pak kohë për të më mbështetur mua dhe ekipin tim - shkroi vajza në Twitter - Ne ju jemi mirënjohës dhe shpresojmë që ajo që kemi përjetuar nuk do t'i ndodhë kurrë dikujt tjetër".

Presidenti i Nueva Montanña, skuadra kundërshtare, u vu menjëherë në krah të lojtareve të reja, duke vënë në dispozicion të policisë videon e ndeshjes, në mënyrë që të identifikojë përgjegjësit. Gjyqtari i ndeshjes gjithashtu raportoi se ishte ofenduar dhe tani është hapur një hetim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI