Flash

Rio Ferdinand bën merkaton e… Newcastle: “Do të merrja këta tre lojtarë”

Lapsi.al 12 October 2021
Rio Ferdinand bën merkaton e… Newcastle: “Do të merrja

Ndryshimi i pronësisë te Newcastle, me ardhjen e princit saudit, ka emocionuar vërtet tifozët e klubit Magpies. Në Premier League së shpejti mund të ketë një fuqi tjetër ekonomike të aftë të krijojë një ekip me peshë absolute, që të konkurrojë me klubet më të njohura. E kështu gjithcka spostohet në fushatën e blerjeve, të paktën në atë të bërë nga fansat dhe opinionistët, që po shpejtojnë të fantazojnë. Cilat do të jenë goditjet e para të drejtuesve të rinj? Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi historik i Manchester United dhe ekipit kombëtar anglez, është përpjekur t’i përgjigjet pyetjes, në podkastin e tij Five, duke bërë... merkaton e Magpies.

"Do të përmend disa opsione të çmendura që, megjithatë, mund të jenë realiste", filloi Rio Ferdinand. "Nëse do të isha në vendin e pronarit të ri, do të isha i kujdesshëm ndaj lojtarëve si Raheem Sterling. Nuk luan rregullisht, kështu që do ta kontaktoja. Gjithashtu do të konsideroja opsionin Declan Rice. Këta janë dy lojtarët që do të ishin në krye të listës sime. Do të bëja më të mirën për t'i marrë ata. Pastaj do të përpiqesha të blija edhe Jesse Lingard i cili nuk është një lojtar i rëndësishëm te Manchester United". Për ata që presin goditjet me efekt edhe përtej fushës, ish-mbrojtësi ka komentuar: "Sigurisht, hipoteza e Kylian Mbappé është shumë imagjinative, kështu që unë do të kërkoja për djem që nuk janë themelorë në klubet kryesore si Manchester United, Chelsea dhe City. Gjithashtu, do të kërkoja për talentë të rinj në të gjithë botën për t'i patur në organikë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI