Flash

Video/ Hedhje shishesh e ndërprerje e ndeshjes: Shqipëria humbet më shumë se një takim me Poloninë

Lapsi.al 12 October 2021
Video/ Hedhje shishesh e ndërprerje e ndeshjes: Shqipëria humbet

Një përfundim ndeshje që i përshtatet vigjiljes së saj, me kombëtaren kuqezi që humbi pjesët më të rëndësishme, për Covid e dëmtime, duke i ndryshuar planet e Edoardo Rejas pak orë para ndeshjes. në Air Albania mbyllet 0-1 ndeshje për jashtë ose brenda me Poloninë, që parakalon Shqipërinë në renditjen e Grupit I dhe është tashmë një hap pranë kualifikimit në playoff. Vendosi goli i Swiderskit që u pasua nga një vërshim shishesh plastike mbi lojtarët polakë që festonin golin, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për shumë minuta nga arbitri francez Turpin.

Pa Gjimshitin, Balajn, Hoxhallarin, Cikalleshin, Cekicin e në fund edhe Gjasulën, Reja ndryshoi skemën e tij të zakonshme, në një 4-3-3 për të surprizuar kundërshtarin e në fakt edhe mund të ndodhte, me kuqezinjtë që patën impakt të mirë me lojën, pavarësisht se rastet munguan në të dyja kampet.

Tekniku italian provoi edhe kartën Broja, që kundër Hungarisë i dha dy fitore në dy ndeshje, por këtë herë shkodrani u përplas me mbrojtjen e ngjeshur të Paolo Sousas. E megjithatë u duk sikur gjithcka do të shkonte në barazim, sepse as Polonia nuk po bënte asgjë më shumë me Leëndoëskin të errësuar nga Kumbulla. Por pikëtrisht në minutën e 77, një neglizhencë lodhjeje i dha mundësinë krosimit nga e djathta për Swiderskin në shtyllën e dytë, që mundi Berishën, për golin që vendosi sfidën. Ky ishte edhe momenti që mund ti kushtojë shumë kombëtares, sepse një grup tifozësh të papërgjegjshëm i janë përgjigjur me hedhje shishesh uji, të nervozuar nga festa e lojtarëve të Paolo Sousas. Arbitri Turpin menjëherë ndërprerë ndeshjen duke i cuar lojtarët në dhomat e zhveshjes, në tentativë për të qetësuar situatën. Ky nuk ishte në fakt momenti i vetëm që tifozët u bënë problematikë, sepse edhe në zhvillimet e një goditje këndi, ndaj Zielinskit vërshuan shishet plastike, por në atë rast arbitri u mjaftua vetëm me një paralajmërim. Vetëm pas 15 minuta takimi rifilloi, por asgjë për tu shënuar dhe Polonia merr një fitore në Tiranë që e kandidon në vendin e dytë drejt playoff.

Shanset që kjo situatë të ndryshojë, edhe në dritën e barazimit mes Anglisë e Hungarisë, janë shumë të vogla. Shqipëria mbetet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa polakët janë ngjitur në 17. Tani duhet jo vetëm që Shqipëria të fitojë me Anglinë në nëntor, por duhet të shpresojë që në ndeshjen e fundit të grupit Hungaria të mundë në Varshavë të besuarit e Sousas. Dicka e komplikuar është pak të thuhet...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI