Flash

Vritet me goditje thike në barkë atletja keniane Agnes Tirop: dyshimet janë të gjitha te bashkëshorti

Lapsi.al 13 October 2021
Vritet me goditje thike në barkë atletja keniane Agnes Tirop: dyshimet

Bota e atletikës është e tronditur nga vrasja e Agnes Jebet Tirop, maratonistja nga Kenia fituese dy herë e medaljes së bronztë në kampionatin Botëror. 25-vjeçarja u gjet e vdekur nga policia keniane në shtëpinë e saj në Iten, në perëndim të vendit, me disa plagë thike në bark. Dyshimet janë përqëndruar tek burri i saj, i cili, sipas disa lajmeve që filtrojnë deri më tani, në orët para vrasjes ishte dëgjuar nga disa fqinjë duke u grindur rëndë me gruan.

Tirop kishte përfunduar dy herë në vendin e tretë në 10.000 metra në Kampionatin Botëror, herën e parë në Londër në 2017 dhe të dytën në Doha në 2019. Në Lojërat Olimpike të fundit ajo kishte përfunduar në jashtë podiumit për fare pak, duke u renditur e katërta në 5.000 metra.

"Atletika e Kenias është e tronditur kur mësoi vdekjen e parakohshme të medalistes së bronztë botërore në 10.000 metra Agnes Tirop," reagoi Federata e Atletikës e vendit në një deklaratë zyrtare. Jemi ende duke punuar për të zbuluar më shumë detaje rreth vdekjes së saj. Kenia ka humbur një xhevahir që ka qenë një nga gjigantët e atletikës me rritjen më të shpejtë në skenën ndërkombëtare, falë performancave të saj në pistë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI