Flash

"E vrau se mori telefonin e të fejuarit në dorë": në ditën e vrasjes së Tirop, humb jetën edhe maratonistja Muthoni

Lapsi.al 14 October 2021
"E vrau se mori telefonin e të fejuarit në dorë":

Në të njëjtën ditë të vrasjes së një nga atleteve më të mira të Kenias, Agnes Tirop, një tjetër sportiste u gjet e vdekur në vendin afrikan, pikërisht në qarkun e Kirinyagas. Policia e Kerugoyas arrestoi një të ri me akuzën e vrasjes së të dashurës së tij, Edith Muthoni, 27 vjeçare, të martën në mbrëmje. Kennedy Nyamu u akuzua për vrasjen e vajzës se e ka goditur në kokë pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Sipas motrës së Muthonit, Jane Nyawira King'uru, Edith u sulmua pasi mori telefonin e të dashurit të saj. "Ajo dhe i dashuri i saj ishin bashkë prej tre vjetësh. Të dy u grindën për telefonin e Nyamut natën e vrasjes," theksoi Nyawira. Muthoni ishte e famshme për të kohët e mira të arritura në maratonat lokale. Ajo gjithashtu kishte punuar edhe si skaute e komunitetit për Shërbimin e Kafshëve të Egra të Kenias (KWS) në qarkun Embu. Maratonistja u dërgua me shpejtësi në spital, por humbi jetën pak caste më vonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI