Flash

Gjashtë lojtarë me Covid nuk janë justifikim: FSHF refuzon kërkesën e Tiranës

Lapsi.al 14 October 2021
Gjashtë lojtarë me Covid nuk janë justifikim: FSHF refuzon

FSHF i ka dhënë fund shpresave për të shtyrë ndeshjen që bardheblutë duhet ta luajë kundër Teutës, në javën e pestë të kampionatit. Kryqytetasit duhet të luajnë në këtë ndeshje pa katër titullarë, e nga ata me peshë të padikutueshme në fushë Seferi, Ngo’o Ismajlgeci e Hoxhallari, që bëhen gjashtë nëse shtohen këtu edhe Lika e Gjumsi. Për këtë arsye klubi bardheblu kishte prezantuar një kërkesë zyrtare, që ka marrë refuzimin nga institucioni që drejton futbollin në vend.

Kështu, Tirana duhet të paraqitet në Elbasan Arena të dielën, në 19.45, për tu përballur me kampionët në fuqi të Teutës. Në fakt, nga lojtarët e rezultuar pozitivë, vetëm Hoxhallari vazhdon të mbetet i tillë në testet e kryera, por fakti që të tjerët kanë dalë negativë pas tamponeve, nuk i bën të gatshëm të zbresin në fushë. Të gjithë lojtarët janë fizikisht të paaftë për të përballuar ndeshjen dhe është e pamundur që të jenë në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI