Flash

Katari, i shembur nga fati i keq e Polonia: në Tiranë u rrëzuan shpresat e kualifikimit, por jo fakti se jemi skuadër

Lapsi.al 14 October 2021
Katari, i shembur nga fati i keq e Polonia: në Tiranë u rrëzuan

Nga skepticizmi i shortit në euforinë e kualifikimit vonuam vetëm 7 ndeshje për tu sposotuar, e prej aty në realitetin e hidhur na u deshën vetëm 90 minuta. Një ndeshje që na zgjoi nga ëndërra vërtetë, por nga ku dolëm si një skuadër dinjitoze e guximshme e me karakter. Ndryshuam skemën, reshtuam lojtarë ofensivë, ishim shumë agresivë në presing dhe taktikisht për pjesën më të madhe të lojës patëm ekuilibër. Pastaj gabimet do jenë, bëjnë edhe skuadra e lojtarë të nivelit botëror e jo më një skuadër që kishte dalë nga një ndeshje për jashtë a brenda vetëm tre ditë më parë, ndryshe nga polakët që shëtitën me San Marinon, që në tetë ndeshje ka shënuar vetëm një gol dhe ka pësuar 32.

Diferencat janë të dallueshme për këdo, ndërsa referenca për ndeshjen e fundit është për faktin se pikërisht ajo vendosi fatet e kualifikimit dhe u luajt me mungesa të rënda, që lëvizën gjithë boshtin e skuadrës së Rejas. Gjimshiti në mbrojtje, Gjasula në mesin e fushës e Cikalleshi në sulm, të përkeqësuara nga skualifikimi i Cekicit e dëmtimi i Balajt, apo nga padisponueshmëria e Hoxhallarit ishin një handikap i pakapërcyeshëm. Janë 5 që firuan rrugës, por ndoshta duhen llogaritur 7, sepse Abrashi e Laci nuk mund të grumbulloheshin për dy ndeshjet e tetorit. E me 7 mungesa katër nga të cilët titullarë e ndër më të spikaturit do të ishin future në krizë edhe kombëtaret e mëdha.

Humbja me Poloninë mund të kishte shumë arsye, edhe faktin se kanë lojtarë të nivelit të lartë e në hierarki janë superior, ndoshta edhe si skuadër mund të ishin më të mirë, por fakt është se në të dyja ndeshjet e luajtëm e provuam, duke i vënë në vështirësi. E në këtë pikë Anglia është e paralajmëruar…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI