Flash

Napoli-Legia ndeshje me rrezik, ndalohet trasferta për tifozët polakë: "Është një skandal"

Lapsi.al 14 October 2021
Napoli-Legia ndeshje me rrezik, ndalohet trasferta për tifozët

Për arsye të rendit publik, tifozëve polakë të Legia Varshavë i është ndalar ardhja në transfertën e Napolit për ndeshjen e Europa League më 21 tetor. Ndeshja konsiderohet e rrezikuar, duke marrë parasysh edhe historinë e mëparshme të tifozëve të Legia Varshavës në Napoli në dhjetor 2015 (disa të plagosur në atë kohë, madje edhe mes forcave të policisë). E gjitha kjo, pa harruar përplasjet që ndodhën në Zagreb nga ultrasit polakë në gusht, për play-off të Ligës së Kampionëve kundër Dinamos.

Klubi polak, megjithatë, lëshoi një deklaratë të ashpër: "Megjithë përpjekjet e klubit prej më shumë se një jave, autoritetet kompetente italiane kanë marrë vendimin për të mos u shitur bileta qytetarëve polakë për ndeshjen Napoli -Legia. Këto veprime i konsiderojmë krejtësisht të pajustifikuara dhe diskriminuese. Klubi ndërmori menjëherë veprime për të lejuar tifozët tanë të marrin pjesë në ndeshje: bisedimet u zhvilluan midis bordeve të klubit dhe një letër zyrtare iu dërgua autoriteteve kompetente italiane. Klubet janë mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Polonisë dhe Ambasada në Romë. Ky është një vendim skandaloz, krejtësisht i pajustifikuar dhe i privon tifozët tanë nga e drejta e plotë për të mbështetur ekipin e tyre gjatë ndeshjeve në transfertë. Kjo është kundër shpirtit sportiv dhe kundër vlerave mbi të cilat bazohet futbolli evropian”.

Sidoqoftë, Legia i ka dërguar një letër zyrtare proteste UEFA-s, duke garantuar disponueshmërinë e saj për të mirëpritur tifozët napolitanë për ndeshjen e kthimit të caktuar për 4 nëntor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI